Muhammed Enes Çallı
30 Qershor 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Atlanta Hawks triumfoi ndaj Milwaukee Bucks të martën vonë duke barazuar rezultatin në finalen e Konferencës Lindore me 2:2, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lou Williams shënoi 21 pikë ndërsa Bogdan Bogdanoviç 20 pikë duke kontribuar në fitoren e Atlanta Hawks me rezultatin 110:88 në ndeshjen e katërt.
Në radhët e Bucks, Jrue Holiday shkëlqeu me 19 pikë dhe Khris Middleton shënoi 16 pikë.
Ndeshja e pestë do të luhet në Milwaukee të enjten.