Mutlu Demirtaştan
30 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8 së finales në Kampionatin e 16-të Evropian të Futbollit (EURO 2020) janë bërë të ditur ndeshjet e çerekfinales, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kësaj Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Çekia, Danimarka, Anglia dhe Ukraina u kualifikuan në raundin e ardhshëm.

Programi i ndeshjeve në çerekfinale është si në vijim:
2 korrik, e premte:
18:00 Zvicër - Spanjë (stadiumi Saint Petersburg)
21:00 Belgjikë - Itali (stadiumi Allianz Arena)
3 korrik, e shtunë:
18:00 Çeki - Danimarkë (stadiumi olimpik Baku)
21:00 Ukrainë - Angli (stadiumi olimpik Romë)