Sport

Kualifikimet për "EURO 2020": Maqedonia e Veriut triumfoi ndaj Letonisë me 3-1

Që nga fillimi i ndeshjes, lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut luajtën futboll ofensiv, duke krijuar raste konkrete për të shënuar ndaj përfaqësueses letoneze

Admir Fazlagikj  | 22.03.2019 - Përdıtësım : 22.03.2019
Kualifikimet për "EURO 2020": Maqedonia e Veriut triumfoi ndaj Letonisë me 3-1 Foto: Vedat Abdul/AA

Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll në Shkup ka triumfuar ndaj Letonisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i ndeshjes, lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut luajtën futboll ofensiv, duke krijuar raste konkrete për të shënuar ndaj përfaqësueses letoneze.

Rastin e parë për të shënuar e kishte kapiteni Goran Pandev, i cili zhvilloi paraqitjen e tij jubilare të 100 në fanellën e përfaqësueses. Pandev që në minutën e pestë të ndeshjes kishte shansin për të hapur rezultatin, por shutoi lartë portës së kundërshtarit.

Vetëm disa minuta më vonë, respektivisht në minutën e 11-të të pjesës së parë, Pandev pasoi topin te Alioski i cili u gjind mirë në situatën e dhënë duke mposhtur portierin letonez Vanjins, me çka përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut erdhi në epërsi me rezultat 1-0.

Nga mesi i pjesës së parë, Ferhan Hasani kishte dy raste, por nuk arriti që të zmadhoj epërsinë. Për shkak të një lëndimi, Hasani u largua nga loja, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Elif Elmaz që mbron ngjyrat e ekipit Fenerbahçe.

Shansin për të rritur epërsinë e kishte Enis Bardhi, i cili nga këndi goditi shtyllën e parë të skuadrës letoneze.

Në minutën e 31-të, ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut me golin e Elif Elmasit kaloi në epërsi 2 me 0, goli i parë i tij për ekipin kombëtar.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e qetë dhe ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut mbante epërsinë që nga gjysma e parë. Në këtë pjesë të ndejshjes, Letonia kishte një mundësi kur pas një goditje të lirë letonezi Valerijs Shabala shutoi, por u mbrojtë nga portieri Stole Dimitrievski.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, disa mundësi për të shënuar kishin të dyja palët, por rezultati u ndryshua në minutën e 87-të me autogolin e Darko Velkoskit, ndërsa Elmasi golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi në minutat shtesë, duke i sjellë fitore Maqedonisë së Veriut me rezultat 3 me 1.

Skuadra kombëtare e Maqedonisë së Verout ndeshjen e radhës do ta luaj të dielën si mysafire kundër Sllovenisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.