Sport

Mancini: Duhet të kompozoj një ekip të aftë të triumfojë në EURO 2020

Në mënyrë që të marrë drejtimin e stolit të kombëtares, Mancini prishi marrëveshjen me rusët e Zenitit, duke hequr dorë nga një përfitim 13 milionë eurosh

Dejan Maksimoviç  | 19.05.2018 - Përdıtësım : 20.05.2018
Mancini: Duhet të kompozoj një ekip të aftë të triumfojë në EURO 2020

Romë

ROMË (AA) – Trajneri i ri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, tha se qëllimi i tij primar është që sa më shpejtë të jetë e mundur të formojë një kombëtare të Italisë të aftë për të triumfuar në Kampionatin Evropian të vitit 2020, dhe pastaj edhe në Kampionatin Botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mënyrë që të marrë drejtimin e stolit të kombëtares, Mancini prishi marrëveshjen me rusët e Zenitit, duke hequr dorë nga një përfitim 13 milionë eurosh.

"Jam shumë krenar për zhvillimet që po më ndodhin. Mendoj se emërimi i përzgjedhësit të kombëtares është maksimumi, prandaj jam shumë i lumtur", tha Mancini për profilin zyrtar të Federatës Italiane të Futbollit në Twitter.

Ai tha se futbolli ka edhe momentet e veta negative, prandaj do të duhet që të gjendet një mënyrë për të kthyer kombëtaren aty ku ka vendin.

Mancini thotë se Italia gjithmonë ka qenë ndër kombëtaret më të mira në botë, prandaj thotë se duhet kompozuar një ekip që kombëtarja të bëhet e shkëlqyeshme sërish.

“Qëllimet e mia primare janë në përputhje me ato të kombëtares së Italisë. Sa më parë të ngrihet në këmbë kombëtarja në mënyrë që të triumfojë në Evropian, pastaj edhe në Kampionatin Botëror. Nuk ka qëllime tjera”, tha Mancini, i cili më 28 maj pritet të debutojë në miqësoren kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.

Italia mbeti pa përzgjedhës, pasi paraprakisht në nëntor të vitit të kaluar shkarkoi Giampiero Venturan i cili në barazhin për "Rusi 2018" u mposht nga Suedia.

Trajneri i ri Mancini, ka pas vetes një të kaluar të shkëlqyer të futbollistit, ndërsa si trajner ka drejtuar ekipet Fiorentina, Lazio, dy herë, Inter, Manchester City, Galatasaray dhe Zenit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın