Yunus Kaymaz
30 Qershor 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Klubi i Premier Ligës Angleze, Leicester City ka transferuar sulmuesin nga Zambia, Patson Daka, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit anglez thuhet se me futbollistin 22-vjeçar i cili ishte pjesë e ekipit austriak Salzburg është nënshkruar marrëveshje 5-vjeçare.
Daka i cili që nga viti 2017 me Salzburgun ka shënuar 68 gola në 125 ndeshje, ka fituar 7 kampionate prej të cilëve 4 të ligës.