Dejan Maksimoviç
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Sir Alex Ferguson, ish-menaxheri i Manchester United konsideron se Leicester City, lideri senzacional i Premier ligës, në fund të këtij sezoni mund të fitojë titullin e kampionit të Anglisë. Sigurisht, për këtë sipas fjalëve të Fergusonit do t'iu duhet të mbajnë nivelin e tanishëm të formës së vet, raporton Anadolu Agency (AA).
Për 27 vite, sa i kaloi në bankën e Manchester United-it, Ferguson fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe shumë mirë e dinë se si arrihet deri tek trofeu. Paraprakisht me sukses të madh udhëhoqi klubin skocez Aberdeen. Pra, kur është fjala për fitimin e trofeve në ishull me siguri nuk ka personalitet më kompetent se Ferguson.