Sport

NBA, Bucks mposhtin Clippers-at

Giannis Antetokounmpo pati përsëri një performacë të shkëlqyeshme që nga fillimi i sezonit

Muhammed Enes Çallı  | 07.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
NBA, Bucks mposhtin Clippers-at

Ankara

Milwaukee Bucks mposhti Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 129-124 të mërkurën vonë duke realizuar fitoren e tyre të katërt radhazi në sezonin e ri të NBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Giannis Antetokounmpo pati përsëri një performacë të shkëlqyeshme që nga fillimi i sezonit, duke dominuar ndeshjen me 38 pikë, 16 kërcime dhe 9 asiste kundër Clippers.

Ai kaloi 200 pikë, 100 kërcime dhe 50 asiste në tetë ndeshjet e para të një sezoni, duke u bërë lojtari i parë i NBA që regjistroi këto performansa.

Përveç formës mbresëlënëse të Antetokounmpo, George Hill ishte i saktë në gjuajtjet e tij duke shënuar 24 pikë për Bucks.

Lou Williams dhe Montrezl Harrell ishin të pandalshëm për Clippers por ata nuk ishin në gjendje të shmangnin humbjen në Qendrën Staples.

Williams shënoi 34 pikë dhe 11 asiste ndërsa Harrell regjistroi 34 pikë dhe 13 kërcime.

Clippers luajti pa lojtarin All-Star, Kawhi Leonard.

Rezultatet e së mërkurës në NBA:

Indiana Pacers - Washington Wizards: 121-106

Detroit Pistons - New York Knicks: 122-102

Toronto Raptors - Sacramento Kings: 124-120

Houston Rockets - Golden State Warriors: 129-112

Atlanta Hawks - Chicago Bulls: 93-113

Memphis Grizzlies - Minnesota Timberwolves: 137-121

Dallas Mavericks - Orlando Magic: 107-106

Utah Jazz - Philadelphia 76': 106-104

Los Angeles Clippers - Milwaukee Bucks 124-129

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.