Sport

Ekipi i LeBron James fitues i ndeshjes NBA All-Star

Ekipi i James fitoi ndeshjen me rezultatin 178-164 përballë ekipit të Giannis Antetokounmpo, ndërsa Kevin Durant fitoi çmimin MVP

Mutlu Demirtaştan   | 18.02.2019
Ekipi i LeBron James fitues i ndeshjes NBA All-Star

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ekipi i Lebron James fitoi ndeshjen e 68-të All-Star të Ligës Amerikane të Bashketbollit (NBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja u zhvillua në Spectrum Center, sallën e Charlotte Hornets, në ditën e fundit të aktiviteteve të NBA All-Star.

Ekipi basketbollistit të shquar LeBron James nga Los Angeles Lakers kishte përballë ekipin e Giannis Antetokounmpo, kapitenin e Milwaukee Bucks.

Gjysma e parë e lojës përfundoi me rezultatin 95-82 në favor të ekipit të formuar nga Antetokounmpo.

Basketbollistët e James morrën nën kontroll rezultatin përkundër rënies në 20 pikë nga ekipi kundërshtar në çerekun e tretë, ndërsa në fund u ndanë fitues me rezultatin 178-164.

- Durant merr çmimin "All-Star MVP"

Kevin Durant nga ekipi i James u zgjodh "Lojëtari më i Vlefshëm" (MVP), duke e fituar për herët të dytë në karrierë këtë çmim.

Durant, i cili u paraqit për herë të dhjetë në ndeshjet All-Star, në 25 minutat e kaluara në parket realizoi 31 pikë, shtatë kërcime, dy asistime, dy blloqe dhe një vjedhje.

Ndërkaq, kapiteni i ekipit James, i cili këtë vit u zgjodh për herë të 15-të për të luajtur në ndeshjen All-Star, përfundoi ndeshjen me 19 pikë, tetë kërcime, katër asistime dhe dy blloqe.

Nga ana tjetër, Antetokounmpo nuk arriti të parandalojë disfatën e ekipit të tij përkundër 38 pikëve, 11 kërcimeve dhe pesë asistimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın