Zülfiya Yakup
31 Gusht 2018•Përditësim: 01 Shtator 2018
PRISHTINË (AA) - Trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq, i cili do të udhëheqë Kosovën drejt kualifikimeve për në "Eurobasket 2021", deklaroi se ekipi kosovar do të bëjë më të mirën që mundet në ndeshjen e radhës ndaj Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kosova në raundin e dytë të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian është në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë ndërsa ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë kundër Maqedonisë më 13 shtator.
Mulaomeroviq tha se ai tashmë kishte përshtypje të shkëlqyeshme për gjithçka, ndërsa theksoi se lojtarët janë shumë mirë të përgatitur dhe se skuadra do të bëjë maksimumin që mundet.
"Ne nuk jemi ende të kompletuar dhe do të jetë e vështirë, por besoj në këtë ekip, besoj në këtë projekt që kemi filluar dhe besoj se do të jemi të suksesshëm", tha Mulaomeroviq.
Ne do të shkojmë në fitore, tha trajneri, por theksoi se ai mund të premtojë vetëm se ekipi i Kosovës do të luftojë.
"Maqedonia ka një ekip të mirë, Rumania ka një grup të mirë, por besoj në djemtë e mi dhe për 14 ditë ndoshta mund të kemi ndeshjen më të rëndësishme për ne. Me punë të vështirë dhe një atmosferë të mirë, ne mund ta fitojmë Maqedoninë në ndeshjen e parë", tha trajneri.
Mulaomeroviq vuri në dukje se ai, si trajner, do të imponojë një basketboll më të shpejtë dhe më të larmishëm.
"Unë nuk jam një trajner që parashikon sepse është e vështirë të thuash tani që ne do të fitojmë ose dikush do të na fitojë, mendoj se është mosmirënjohëse. Megjithatë, ne do të shohim se në çfarë përbërje do të jetë Maqedonia. Bëhet fjalë për një ekip të mirë", tha trajneri.
Damir Mulaomeroviq, ish basketbollistin e ekipit kombëtar kroat dhe shumë klubeve të njohura evropiane, bordi drejtues i Federatës së Basketbollit të Kosovës më 13 gusht e emëroi trajner të ri të ekipit të basketbollit të Kosovës.
Pas përfundimit të karrierës së tij, Mulaomeroviq ishte trajner i klubit Sloboda nga Tuzla (2013-2015), pastaj Cibona nga Zagrebi (2015-2017), ndërsa në vitin 2016 ishte trajner i Bosnjë e Hercegovinës.