Sport

Kosova mposht Çekinë në shtëpi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka marrë 3 pikë duke e mposhtur Çekinë me rezultat 2 me 1

Agim Sulaj   | 07.09.2019
Kosova mposht Çekinë në shtëpi ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mposhtur Çekinë me rezultat 2 me 1 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve Kampionatit Evropian 2020 (EURO 2020), raporton Anadolu Agency (AA). 

Çekia ka kaluar e para në epërsi 1 me 0 ndaj Kosovës në minutën e 16-të nëpërmjet Patrik Schick.

Rezultatin në 1 me 1 e barazoi sulmuesi kosovar Vedat Muriqi në minutën e 20-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Kosova kaloi në epërsi në minutën e 66-të në 2 me 1 me golin e Mërgim Vojvodës pas asistimit të Valon Berishës rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Kosova është në grupin A në kualifikimet për kampionatin evropian EURO 2020 në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Pas kësaj ndeshje Kosova është ngjitur e para në tabelë me 8 pikë, e pasuar nga Anglia me 6 pikë.

Përfaqësuesja e Kosovës më 10 shtator do të luaj si mysafire me Anglinë, në stadiumin "St.Mary’s" në Southampton.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın