Sport

Kombëtarja e Turqisë mbërrin në Shqipëri

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër

Fatjon Cuka  | 21.03.2019 - Përdıtësım : 22.03.2019
Kombëtarja e Turqisë mbërrin në Shqipëri ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Kombëtarja e Turqisë në Futboll, ka mbërritur në Shqipëri për ndeshjen e fazës eliminatore të EURO 2020 në grupin H, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i drejtuar nga trajneri Şenol Güneş, është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës.

Kombëtarja turke ka udhëtuar me avionin e Turkish Airlines, ndërsa më pas do të kalojë në Shkodër, ku edhe do të zhvillohet ndeshja nesër. 

Bashkë me kombëtaren ka mbërritur në Shqipëri edhe ekipi kombëtar U-21 i Turqisë, ku do të përballet me ekipin shqiptar U-21 më 23 mars në "Elbasan Arena", në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2021. 

Lista e futbollistëve të Kombëtares së Turqisë 

Portier: Mert Günok (Medipol Başakşehir), Muhammed Şengezer (Bursaspor), Uğurcan Çakır (Trabzonspor), Sinan Bolat (Royal Antëerp).

Mbrojtje: Gökhan Gönül (Beşiktaş), Mehmet Zeki Çelik (Lille), Çağlar Söyüncü (Leicester City), Kaan Ayhan (Fortuna Düsseldorf), Merih Demiral (Sassuolo), Ozan Kabak (Stuttgart), Hasan Ali Kaldırım (Fenerbahçe), Emre Taşdemir (Galatasaray).

Mesfushor: Deniz Türüç (İstikbal Mobilya Kayserispor), Efecan Karaca (Aytemiz Alanyaspor), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor), Dorukhan Toköz, Oğuzhan Özyakup, Güven Yalçın (Beşiktaş), Emre Belözoğlu, İrfan Can Kahveci, Mahmut Tekdemir (Medipol Başakşehir), Okay Yokuşlu (Celta Vigo), Yunus Mallı (Ëolfsburg), Emre Kılınç (Demir Grup Sivasspor), Hakan Çalhanoğlu (Milan).

Sulmues: Burak Yılmaz (Beşiktaş), Cenk Tosun (Everton).

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër në ora 20.45.

Për fazën eliminatore të EURO 2020 Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın