Sport

Hungaria, ndalesa e radhës në Formula 1

- Raundet kualifikuese do të fillojnë nesër në orën 16:00. Gara do të zhvillohet të dielën, më 3 gusht, në orën 15:00

Emre Aşıkçı  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 02.08.2025
Hungaria, ndalesa e radhës në Formula 1

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Emocionet e Kampionatit Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me fazën e 14-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Hungarisë, raporton Anadolu.

Gara, e cila do të zhvillohet në pistën 4,3-kilometrëshe Hungaroring në kreqytetin e Belgjikës, Budapest, do të zhvillohet në 70 xhiro.

Raundet kualifikuese do të fillojnë nesër në orën 16:00. Gara do të zhvillohet të dielën, më 3 gusht, në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri, ka fituar 6 gara, Lando Norris 4 gara, piloti i Mercedes George Russell 1 garë, ndërsa kampioni në fuqi i Red Bull, Max Verstappen, ka 2 fitore në gara.

Renditja e 5 pilotëve dhe ekipeve më të mira përpara Çmimit të Madh të Hungarisë është si më poshtë:

Pilotët:

1. Oscar Piastri (Australi): 266 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 250

3. Max Verstappen (Holandë): 185

4. George Russell (Britani e Madhe): 157

5. Charles Leclerc (Monako): 139

Ekipet:

1. McLaren: 516

2. Ferrari: 248

3. Mercedes: 220

4. Red Bull: 192

5. Williams: 70

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın