Granit Xhaka transferohet tek Sunderland
- Lojtari me përvojë, i cili fitoi titullin i pamposhtur në sezonin 2023-2024 me Bayer Leverkusenin, luajti 225 herë për Arsenalin në Premier Ligë përpara se të bashkohej me klubin gjerman.

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Klubi i Premier Ligës angleze, Sunderland transferoi mesfushorin 32-vjeçar Granit Xhaka, emri i të cilit është përmendur gjithashtu edhe me klubet turke, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga klubi thuhet se "Sunderland është i kënaqur të njoftojë se ka transferuar Granit Xhakën. Mesfushori ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare".
Lojtari me përvojë, i cili fitoi titullin i pamposhtur në sezonin 2023-2024 me Bayer Leverkusenin, luajti 225 herë për Arsenalin në Premier Ligë përpara se të bashkohej me klubin gjerman.
Granit Xhaka ka mbajtur rolin e kapitenit në kombëtaren e Zvicrës për të cilën ka shënuar 14 gola në 137 paraqitje dhe është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje.