Dejan Maksimoviç
23 Korrik 2016•Përditësim: 24 Korrik 2016
LONDËR (AA) – David Moyes është emëruar trajner i ri i Sunderland-it, ekip të cilin kohë më parë e braktisi Sam Allardyce, i cili të premten u zgjodh trajneri i ri i kombëtares së Anglisë në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kam marrë një klub të madh anglez, me mbështetje dhe gëzohem që përsëri do të punoj në Premier Ligë", tha shkurt pas emërimit Moyes, transmetojnë mediat britanike.
Trajneri skocez i cili udhëhoqi klubet Everto dhe një kohë të shkurtër Manchester United-in, pa punë mbeti që kur në nëntor të vitit të kaluar ishte shkarkuar në Real Socieddad.