Dejan Maksimoviç
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
LONDËR (AA) – David Moyes është emëruar trajner i ri i West Ham United, duke e zëvendësuar në këtë mënyrë trajnerin kroat Slaven Biliç, i cili të hënën u shkarkua, raporton Anadolu Agency (AA).
Stafi drejtues i klubit anglez nuk priti gjatë dhe që sot arriti marrëveshje me trajnerin skocez. Nga klubi njoftuan se me Moyes-in kanë nënshkruar kontratë gjashtëmujore.
“Vërtetë gëzohem për takimin me tifozët, të jem me ta në stadium dhe të shoh sesi qëndrojnë afër ekipit. Mezi pres të takoj ekipin. Na nevojiten të gjithë. Para nesh ka shumë punë, por jam i bindur se të gjithë së bashku mund të realizojmë rezultate të mira nga tani e deri në fund të sezonit”, tha Moyes.
Moyes gjatë karrierës së tij si trajner drejtoi ekipet Preston, Everton, Manchester United, Real Sociedad dhe Sunderland.