Dejan Maksimoviç
07 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
LONDËR (AA) – Klubi i futbollit West Ham United dhe mbrojtësi francez me përvojë Patrice Evra janë afër marrëveshjes. Pretendohet se francezi 36 vjeçar duhet të arrijë në klubin londinez në periudhën deri në fund të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Evra është pa klub që nga nëntori i vitit të kaluar kur Olympique Marseille shkëputi kontratën me të pasi ai para ndeshjes së Ligës së Evropës goditi një nga tifozët.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), Evra-s, i shqiptoi ndalesë deri në fund të sezonit rrjedhës, por ka të drejtë të luajë në kampionatet nacionale.
Patrice Evra ka luajtur për Manchester United, Marsal, Monza, Nice, Juventus dhe Monaco. Në fanellën e kombëtares së Francës ka luajtur 81 ndeshje, por asnjëherë nuk ka shënuar gol.