Yunus Kaymaz
25 Korrik 2017•Përditësim: 26 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) - Klubi i Premier Ligës Angleze, West Ham United, e ka transferuar futbollistin meksikan Javier Hernandez, raporton Anadolu Agency (AA).
West Ham United me 29 vjeçarin nënshkroi marrëveshje tre vjeçare, ndërsa për këtë transferim ekipit gjerman Bayer Leverkursen i pagoi 16 milionë paund.
Hernandez në fanellën e Manceshter United ku luajti 6 sezone shënoi 59 gola në 156 ndeshje.
Në vitin 2015 për 7.3 milionë paund u transferua në Bayer Leverkursen. Ylli meksikan në muajin maj shënoi golin e 47-të për Kombëtaren e Futbollit të Meksikës, me ç'rast arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.
Klubi londinez West Ham United, nën drejtimin e trajnerit kroat Slaven Biliç, në këtë merkato deri më tani ka arritur marrëveshje me portierin Joe Hart, mbrojtësin argjentinas Pablo Zabaleta dhe sulmuesin austriak Marko Arnautoviç.