Yunus Kaymaz
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
LONDËR (AA) - Ekipi i Premier Ligës në Angli, Arsenali transferon mesfushorin zviceran Granit Xhaka, raporton Anadolu Agency (AA).
Arsenal i cili ka përfunduar në vendin e dytë sezonin pas Leicester City, ka përfshirë në ekipin e tij futbollistin 23 vjeçar i cili luante me ekipin gjerman Borussia Mönchengladbach. Ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet në lidhje me kontratën e futbollistit i cili në karrierën e tij ka luajtur 41 ndeshje për kombëtaren zvicerane.
Sipas lajmeve në shtypin britanik për transferimin e Xhakës ekipit gjerman do ti paguhet një shumë prej 30 milionë sterlinash.