Yunus Kaymaz
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
LONDËR (AA) – Ekipi anglez i futbollit Newcastle United ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me trajnerin spanjoll, Rafael Benitez, ndonëse spanjolli këtë sezon nuk arriti të mbajë ekipin në Premier ligën angleze, raporton Anadolu Agency (AA).
Benitez në Newcastle erdhi në muajin mars të këtij viti në vend të trajnerit të pushuar Steve McClaren, ku nuk arriti të parandalojë rënien e ekipit anglez nga Premier liga.
Newcastle United arriti marrëveshje me Benitez që përmes reformës themelore të politikave transferuese të tentojë të kthejë ekipin në shoqërinë elitare të futbollit anglez.
Newcastle këtë sezon përfundoi në vendin e 18-të në tabelën e Premier ligës dhe vitin e ardhshëm do të luaj në Championship.