Bedrudin Brlyavac
28 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
LONDËR (AA) - Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e lavdëroi cilësinë e kampionatit, gjegjësisht Ligën e dytë angleze, pasi ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Ligës nga Sheffield Wednesday me rezultatin 3:0, raporton Anadolu Agency (AA).
Sheffield Wednesday, i cili aktualisht është në pozitën e nëntë në Ligën e dytë të Anglisë, mbrëmë e mposhti Arsenalin.
Wenger pas disfatës për mediat e vendit theksoi se tani më shumë do ti përkushtohet ndeshjeve të ardhshme.
"Në qoftë se çdo gjë ishte e përsosur, sigurisht do të doja të fitonim. Fakti është se ekipi tani do të jetë në gjendje të përqendrohet në ndeshjet e mbetura, por nuk dëshiroj të përdorë atë si justifikim", ka thënë Wenger.
Ai theksoi se gjithnjë e më shumë ka futbollistë të shkëlqyer në Ligën e dytë.
"Siç kam thënë para ndeshjes, për shkak të numrit të madh të lojtarëve të huaj që luajnë në Premier League keni gjithnjë e më tepër individë të mirë që marrin pjesë në kampionat, dhe është bërë më e vështirë për të konkurruar me lojtarë të rinj kundër tyre. Niveli i Ligës së dytë është rritur dukshëm, dhe vetëm përvoja nuk është e mjaftueshme për ti fituar këto ndeshje, thjesht nuk keni asnjë shans", ka thënë Wenger.