Caktohen çiftet çerekfinaliste në UEFA Ligën e Kampionëve
Ndeshjet e para çerekfinale do luhen më 9-10 prill ndërsa ato kthyese më 16-17 prill

Istanbul
Me shortin e hedhur sot, janë caktuar ndeshjet e çerekfinales dhe gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu.
Shorti në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, është hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e para çerekfinale do luhen më 9-10 prill ndërsa ato kthyese më 16-17 prill. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj.
Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të luhet më 1 qershor në stadiumin "Wembley" në Londër.
Ndeshjet janë si në vijim:
- Çerekfinale
Arsenal (Angli) - Bayern Munchen (Gjermani)
Atletico Madrid (Spanjë) - Borussia Dortmund (Gjermani)
Real Madrid (Spanjë) - Manchester City (Angli)
Paris Saint-Germain (Francë) - Barcelona (Spanjë)
- Gjysmëfinale
Atletico Madrid (Spanjë) - Borussia Dortmund (Gjermani) / Paris Saint-Germain (Francë) - Barcelona (Spanjë)
Arsenal (Angli) - Bayern Munchen (Gjermani) / Real Madrid (Spanjë) - Manchester City (Angli)