Sport

River Plate fiton Superkupën e Argjentinës

River Plate, kampioni i fundit i Premierligës së Argjentinës dhe Estudiantes, fituesi i Kupës së Argjentinës u përballën në stadiumin "Mario Alberto Kempes" të qytetit Cordoba

Fatih Erel  | 14.03.2024 - Përdıtësım : 15.03.2024
River Plate fiton Superkupën e Argjentinës

Istanbul

River Plate u bë fituesi i Superkupës së Argjentinës pasi e mposhti 2-1 Estudiantes në finale, raporton Anadolu.

River Plate, kampioni i fundit i Premierligës së Argjentinës dhe Estudiantes, fituesi i Kupës së Argjentinës u përballën në stadiumin "Mario Alberto Kempes" të qytetit Cordoba.

Estudiantes kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Javier Correa në minutën e 3-të. River Plate barazoi rezultatin përmes autogolit që shënoi lojtari i Estudiantes-it, Zaid Romero në minutën e 80-të.

Më pas në kohën shtesë Rodrigo Aliendro shënoi gol për fitoren 2-1 të River Plate-s.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın