Fatih Erel
24 Tetor 2022•Përditësim: 25 Tetor 2022
Klubi futbollistik Boca Juniors u shpall kampion në Premier Ligën e Argjentinës, pasi në ndeshjen e javës së fundit rivali i tyre i përhershëm River Plate shënoi fitore ndaj Racing Club, raporton Anadolu Agency (AA).
Para ndeshjeve të fundit në ligë, Boca Juniors me 51 pikë kryesonte tabelën ndërsa Racing Club me 50 pikë ishte në vendin e dytë. River Plate nga ana tjetër me 44 pikë nuk kishte gjasa për titullin e kampionit.
Lideri i ligës Boca Juniors, në ndeshjen e fundit të sezonit avanconte drejt kampionatit duke e fituar 2-1 ndaj Independiente-s, por në minutën e 81 nuk arriti të parandalojë golin e kundërshtarit dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Kështu, Boca Juniors e përfundoi ligën me 52 pikë.
Nga ana tjetër, Racing Club me shansin për t'u bërë kampion me rezultatin e Boca Juniors-it, priti River Plate-in.
Në minutën e 90-të të ndeshjes Racing Club dhe River Plate, po luanin baras 1-1 ndërsa Racing Club fitoi një penalti. Portieri i River Plate-s, Franco Armani mbrojti penaltinë e Jonathan Galvan, me të cilin luajti rol të rëndësishëm në përcaktimin e kampionit.
River Plate në minutat shtesë e fitoi ndeshjen 2-1 me golin e Miguel Borja dhe rivali i tyre i përhershëm Boca Juniors, u bë kampion i Premier Ligës së Argjentinës.