Dejan Maksimoviç
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) – Futbollistët e ekipit turk Galatasary me fitoren e mbrëmshme në xhiron e tretë të grupit C ndaj Benfica-s me rezultatin 2:1 ndërprenë serinë e dhjetë ndeshjeve pa fitore në garën elitare evropiane, e cila zgjati pothuaj se dy vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse mysafirët e Lisbonës kaluan menjëherë në epërsi në sekondën e 74-të me golin e Nicolas Gaitana, “Galata” shpejtë u rimëkëmb nga kjo tronditje dhe arriti të bëjë kthesën. Fillimisht Selcuk Inana barazoi nga penaltia në minutën e 19-të, dhe më pas Lukas Podolski në minutën e 33-të vendosi rezultatin përfundimtar 2:1.
“Realizuam fitore të madhe falë lojës ambicioze, entuziazmit dhe të qenurit luftarak. E mirë është fitorja në Ligën e Kampionëve pas një kohe aq të gjatë. Lojtarët e mi besuan se mund të fitojnë, ashtu që goli i hershëm nuk ndikoi shumë tek ata. Kur shikohet kalendari ynë i ndeshjeve deri në fund, mendoj se nuk kemi gjasa të mëdha të shkojmë para. Por, do të këmbëngulim të realizojmë rezultat sa më të mirë në ndeshjen e kthimit në Benfica dhe Atletico Madrid, edhe pse është e qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Hamza Hamzaoglu, trajner i Galatasaray-it.
Pas tre xhirove në grupin C kryeson Atletico Madrid dhe Benfica me nga gjashtë pikë. Galatasaray është i treti me katër pikë, ndërsa Astana në pozitën e fundit me një pikë të fituar.