Şenhan Bolelli
24 maj 2016•Përditësim: 25 maj 2016
MADRID (AA) - Ylli portugez i Real Madrid-it Cristiano Ronaldo, në lidhje me ndeshjen e tyre kundër Atletico Madrid-it në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve tha se, "Kjo është ndeshja e jetës sonë. Besoj se do të fitojmë", raporton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo foli në "ditën e medias" në objektet e stërvitjes së Real Madrid-it. "Atletico dhe ne jemi ekipet më të mira. Për këtë shkak jemi në finale. Do të shohim se kush është më i mirë në fund të ndeshjes. Mendoj se jemi më të mirë por duhet të luajmë mirë. Imagjinoj vitin 2014 kur e fituam kupën dhe besoj se edhe të shtunën do ta përsërisim këtë. Nëse e humbim finalen ky do të jetë një sezon i pasuksesshëm për ne. Kjo është ndeshja e jetës sonë. Besoj se do të fitojmë", tha ai.
Futbollisti portugez tha se Atletico e cila luan afër topit, luan futboll si ekip dhe "nuk është e rastësishme" që e eliminoi Barcelonën në çerekfinale dhe Bayern Mynihun në gjysmëfinale.
Ai tha se lëndimin që e pësoi në fundi të stërvitjes nuk është serioz. "Jam në nivel më të mirë fizikisht nëse nuk e llogarisim lëndimin e vogël të cilën e përjetova në stërvitje", tha Ronaldo.
Ronaldo këtë sezon në Ligën e Kampionëve shënoi 16 gola, ndërsa u përgjigj edhe në pyetjen nëse vallë do ta thyej rekordin prej 17 golash.
"Pavarësisht a shënoj gol ose jo rekordi është i imi. Natyrisht që do të doja të shënoj por mund të fitojmë edhe nëse shënon dikush tjetër në vendin tim", tha ylli portugez.
Ai tha se në këtë periudhë është më shumë në formë në krahasim me finalen e vitit 2014 kur e fituan Atletico Madridin. "Jam duke u përgatitur normalisht për ndeshjen e finales. Jam përkushtuar qëllimit, motivohem. Kjo është e mjaftueshme për suksesin tim dhe të klubit", tha ai.