Mutlu Demirtaştan
24 maj 2016•Përditësim: 24 maj 2016
STAMBOLL (AA) - Ekipi i Premier Ligës së Rusisë, Zenit, në vend të portugezit Andre Villas-Boas arriti marrëveshje me trajnerin rumunez Mircea Lucescu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit thuhet se me 70 vjeçarin Lucescu kanë arritur marrëveshje prej 2+1 vjet.
Lucescu pasi arriti të bëhet kampion me Galatasarajin dhe Beshiktashin në Turqi, në vitin 2004 mori detyrën e trajnerit në Shakhtar Donetsk të Ukrainës. Ai gjatë detyrës së tij në Shakhtar Donetsk brenda 12 viteve fitoi 8 kupa të ligës, 6 Kupa të Ukrainës, 7 Super Kupa të Ukrainës dhe një Kupë të UEFA-s, gjithsej 22 kupa.