Mehmet Fatih Duman
04 tetor 2015•Përditësim: 05 tetor 2015
STAMBOLL (AA) – Futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka nënshkruar sot një kontratë të re me kampionin e Turqisë, Galatasaray, ku do të mbetet edhe për dy vitet e ardhshme me një shumë të garantuar që kap vlerën prej nëntë milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i klubit, Dursun Ozbek, dhe Sneijder, në stadiumin "Turk Telekom Arena“ në Stamboll nënshkruan kontratën e re për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera, kështu që golashënuesi holandez do të mbajë të veshur fanellën e Galatasaray-it deri në fund të vitit 2018.
"Sneijder është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Jemi të lumtur që e donë klubin tonë, ashtu edhe Turqinë, dhe që ka vendosur të qëndrojë tek ne. I dëshiroj shumë fat në vazhdim të karrierës" deklaroi Ozbek sipas të cilit Sneijder, mund më të mbetet më gjatë në klub, ndoshta në të ardhmen pjesë e stafit teknik.
"Pas skadimit të kontratës do të mbush 34 vjet dhe kjo periudhë mund të jetë përfundimi i karrierës sime. Për momentin nuk mendoj për këtë sepse ndjehem shkëlqyeshëm" tha Sneijder.
Drejtoria e klubit njoftoi se Sneijder do të marrë 4.5 milion për sezon, dhe të për sezonin 2016/2017 dhe 2017/2018, ndërsa me të fituar ndonjë trofe, vijojnë mjete financiare shtesë. Për Super Ligën turke 250.000 euro, për kualifikim në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve 250.000, dhe gjysmë milioni nëse e fiton këtë ligë. Futbollisti holandez, Sneijder, gjatë karrierës së tij të pasur ka luajtur më herët për Ajax-in, Realin e Madridit, Interin, ndërsa në Galatasaray është që nga viti 2013.