Fatih Erel
15 Mars 2024•Përditësim: 17 Mars 2024
Me shortin e hedhur sot, janë caktuar ndeshjet e çerekfinales dhe gjysmëfinales në UEFA Ligën e Evropës, raporton Anadolu.
Shorti në organizimin e dytë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, është hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e para çerekfinale do luhen më 11 prill ndërsa ato kthyese më 18 prill. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj.
Finalja e sivjetme e Ligës së Evropës do të luhet më 22 maj në stadiumin "Dublin Arena" në Irlandë.
Ndeshjet janë si në vijim:
- Çerekfinale
Milan (Itali) - Roma (Itali)
Liverpool (Angli) - Atalanta (Itali)
Bayer Leverkusen (Gjermani) - West Ham United (Angli)
Benfica (Portugali) - Olympique de Marseille (Francë)
- Gjysmëfinale
Benfica - Olympique de Marseille / Liverpool - Atalanta
Milan - Roma / Bayer Leverkusen - West Ham United