Sport

Caktohen çiftet çerekfinaliste në UEFA Ligën e Konferencës

Ndeshjet e para në çerekfinale do luhen më 11 prill ndërsa ato kthyese më 18 prill. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj

Abdulkadir Karakaya  | 15.03.2024 - Përdıtësım : 16.03.2024
Caktohen çiftet çerekfinaliste në UEFA Ligën e Konferencës

Istanbul

Me shortin e hedhur sot, janë caktuar ndeshjet e çerekfinales dhe gjysmëfinales në UEFA Ligën e Konferencës, raporton Anadolu.

Shorti në organizimin e tretë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, është hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës.

Ndeshjet e para në çerekfinale do luhen më 11 prill ndërsa ato kthyese më 18 prill. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj.

Finalja e sivjetme e Ligës së Konferencës do të luhet më 29 maj në stadiumin "Agia Sophia" në Athinë të Greqisë.

Ndeshjet janë si në vijim:


- Çerekfinale

Club Brugge (Belgjikë) - PAOK (Greqi)

Olympiakos (Greqi) - Fenerbahçe (Türkiye)

Aston Villa (Angli) - Lille (Francë)

Viktoria Plzen (Çeki) - Fiorentina (Itali)


- Gjysmëfinale

Aston Villa - Lille / Olympiakos - Fenerbahçe

Viktoria Plzen - Fiorentina / Club Brugge - PAOK



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın