Fuat Kabakçı
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
ANKARA (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu për viktimat e sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, mësohet se Kerry gjatë një takimi me homologun turk i ka përcjellë atij ngushëllimet për sulmet terroriste në Turqi.
Burimet diplomatike theksojnë se në takim është diskutuar për temat, si lufta kundër DAESH-it, gjendja në Siri, gjendja e fundit në Libi dhe Irak, çështja e Qipros si dhe tema që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Rusinë.
Në takim thuhet se është diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër organizatave të tjera terroriste si PKK.