Stipe Mayiç
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
ZAGREB (AA)- Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç deklaroi se qeveria e këtij vendi kalon në planin B, që nënkupton, lejimin për kalim të refugjatëve, para se gjithash të shkojnë në drejtim të Hungarisë dhe pastaj drejt Sllovenisë, raporton korrespodenti i Anadolu Agency (AA).
Milanoviç, deklaroi se mbyllja e vendkalimeve kufitare me Serbinë, nuk nënkupton mbylljen e kufijve me atë shtet. “Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë, sepse Kroacia është rruga më e shkurtër. Është për keqardhje të mbyllësh Bajakovo-n sepse Kroacia nëpërmjet këtij vendkalimi fiton shumë".
"Të mbyllësh fushat me misër është e pamundur" tha Millanoviç duke shtuar se nuk e dëshiron Kroacinë me kufij të mbyllur, dhe se Kroacia mund të pranojë disa qindra njerëz. Sipas kryeministrit kroat, qeveria e vendit të tij nuk dëshiron të vë në rizik sigurinë e qytetarëve, por jo nga terrorizmi, por se nuk dëshiron të kërcënoj qarkullimin rrugorë dhe turizmin, duke frikësuar turistët se nuk do të mund të dalin jashtë nga shteti.
Kryeministri tha se politika e Angele Merkel është qëllimmirë, por se ka pasojat e veta. Pezullimin e Shengenit nuk e sheh si fillimin e fundit të Bashkimit Evropian, sepse i njëjti sipas tij, është themeluar në rrethana tjera.
"Njerëzit nuk dëshirojnë të evidentohen në Kroaci apo Hungari, që shkaku i rregullave të Dublinit të jenë të detyruar të kthehen atje. Shkatërrimi i Shengenit ka ndodhur në kufijtë e jashtëm, në ishujt grek" tha ai.
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, tha se refugjatët do të trajtohen në mënyrë humane, pa praninë të qeneve dhe gjërave tjera që janë parë nëpër kufijtë tjerë.