Duygu Yener
18 Tetor 2019•Përditësim: 18 Tetor 2019
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Yaşar Güler ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mark Milley, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm Turk njoftoi se Güler dhe Milley në bisedë kanë trajtuar gjendjen e fundit të sigurisë në Siri si dhe zhvillimet e përditshme.
Turqia dhe SHBA dje arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.
Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj "Burimi i Paqes" për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.
Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.