Operacioni Burimi i Paqes

"Turqia ka arritur qëllimet e saja me marrëveshjen me SHBA-të"

"Fuqia politike dhe ushtarake e Turqisë është vërejtur në procesin para marrëveshjes", thotë kryeparlamentari turk Mustafa Şentop

Emin Avundukluoğlu  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
"Turqia ka arritur qëllimet e saja me marrëveshjen me SHBA-të"

Ankara

Turqia ka arritur qëllimet e saja me marrëveshjen me SHBA-të për pauzimin e operacionit antiterrorist të Turqisë në Sirinë veriore, "Burimi i Paqes", tha Mustafa Şentop, kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me marrëveshjen e arritur dje me SHBA-të, Turqia ka arritur qëllimet e saja që përbënin bazën e operacionit Burimi i Paqes", shkroi Şentop në Twitter.

Ajo çfarë kemi përjetuar deri tani si dhe sjelljet e dy palëve në këtë proces janë regjistruar në memoriet tona dhe në letër, tha ai, duke shtuar: "Fuqia politike dhe ushtarake e Turqisë është vërejtur" në procesin para marrëveshjes.

"Fuqia e kujtesës së Turqisë gjithashtu do të njihet me kohë", shtoi ai.

Pas takimit mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidentit amerikan Mike Pence dhe delegacioneve të tyre në Ankara, dy palët arritën marrëveshje me 13 nene për Sirinë veriore.

Turqia dhe SHBA "riafirmuan marrëdhënien si anëtarë miq të NATO-s" dhe "SHBA kupton shqetësimet e sigurisë së Turqisë në kufirin e saj jugor", shtoi ai.

Dy palët u dakorduan për kushtet, në veçanti për Sirinë verilindore, se kërkohet një koordinim më i ngushtë në bazë të interesave të përbashkëta.

Në kuptim të parimit "një për të gjithë dhe të gjithë për një", ata gjithashtu mbeten të përkushtuar për të mbrojtur territoret e NATO-s dhe popullsinë e NATO-s nga të gjitha kërcënimet.

Turqia dhe SHBA gjithashtu përsëritën "zotimin e tyre për të mbështetur jetën e njeriut, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e bashkësive fetare dhe etnike".

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj dhe për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë, si dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.