Dzihat Aliju
20 Prill 2022•Përditësim: 20 Prill 2022
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 308.878, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi po ashtu regjistroi dy viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 9.265 numrin e përgjithshëm të tyre
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 298.811.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 802.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.908 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.000.910 testime.