BALLKANI

Shkup, mbahet demonstratë në mbështetje të popullit palestinez

Studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup mbajtën një demonstratë kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza që nga 8 tetori 2023

Dzihat Aliju  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Shkup, mbahet demonstratë në mbështetje të popullit palestinez Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup mbajtën një demonstratë kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza që nga 8 tetori 2023, raporton Anadolu.

Studentë dhe akademikë të universitetit morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në kampusin e IBU-s. Demonstrata filloi me një minutë heshtje ndërsa studentët mbanin pankarta me mesazhe mbështetjeje për palestinezët.

Duke folur në këtë aktivitet, rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar theksoi rëndësinë e demonstratës. "Studentët tanë qëndruan me njerëzit e pafajshëm të Gazës me gjithë ndjeshmërinë e tyre. Sot, ne ndoshta vetëm mund t'i dënojmë këto krime kundër njerëzimit", tha ai.

Sunar vuri në dukje se duke u bashkuar sot, ata synojnë të tregojnë se mbështesin një Palestinë dhe Gazë të lirë.

Studentja Şevval Arpacı tha se Palestina nuk është më vetëm një emër në hartë, por një provë për njerëzimin. "Çdo ditë zëri i një nëne, frika e një fëmije dhe ëndrrat e shkatërruara të një të riu na arrijnë në vesh. Në këtë heshtje, duhet të pyesim veten: Sa prej saj dëgjojmë vërtet?", tha ajo.

Një student tjetër, Blendi Zeqiri tha se ata u mblodhën sot me një zë, zemër dhe qëllim të vetëm. "Arsimi nuk kufizohet vetëm te librat dhe provimet, ai ka të bëjë edhe me humanizmin, empatinë dhe guximin për të mbrojtur të drejtat e njeriut", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.