Vendet e rajonit mesazhe urimi për 34-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë përcjellë mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Tiranë
Vendet e rajonit kanë përcjellë mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, thekson se i shprehin urimet më të ngrohta Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë.
"Një moment i mirë për të festuar arritjet e fqinjit tonë, ndërkohë që shikojmë përpara me optimizëm në udhëtimin tonë të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian", thuhet në mesazhin e urimit.
Një mesazh urimi ka publikuar në rrjetet sociale edhe Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ku thuhet se përcjellin "urimet më të mira për sukses dhe prosperitet miqve dhe aleatëve tanë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa festojnë Ditën e Pavarësisë".
Mesazh urimi ka publikuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila në rrjetet sociale shkruan: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Maqedonia e Veriut shënon sot 34-vjetorin e pavarësisë. Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.
Pas shpalljes së pavarësisë, shtetësinë e Maqedonisë, ndër shtetet e para, e pranuan Turqia dhe më pas edhe shtetet e tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.