Koronavirusi

Kosovë, 21 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.207

Agim Sulaj  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
Kosovë, 21 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.207.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 635 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.831.922 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 22 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.717, ndërsa numri i rasteve aktive është 351.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 143 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës. Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın