Koronavirusi

Kosova regjistron 43 raste të reja me COVID-19

Të dhënat e fundit njoftojnë se tetë persona të tjerë kanë fituar betejën kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.312, ndërsa numri i rasteve aktive është 154

Agim Sulaj  | 22.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Kosova regjistron 43 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se brenda ditës së fundit janë regjistruar 43 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 228.606, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i vdekjeve nga COVID-19 mbetet në 3.140, pasi gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me virusin nuk ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 275 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.846.085 teste.

Të dhënat e fundit njoftojnë se tetë persona të tjerë kanë fituar betejën kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.312, ndërsa numri i rasteve aktive është 154.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës, prej tyre 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın