Mustafa Talha Öztürk
07 Tetor 2022•Përditësim: 07 Tetor 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka shtyrë vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse deri në muajin dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vendimi për naftën u shty deri më 1 dhjetor”, tha Vuçiq në samitin evropian që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Vuçiq foli edhe për Kroacinë, e cila të mërkurën veproi për të përfshirë Serbinë në ndalimin e BE-së për importet e naftës ruse, nga e cila fillimisht Beogradi do të përjashtohej.
“Nuk ka asnjë shpjegim racional për ndërhyrje kroate, përveç qëllimit tim për të shkuar në (kompleksin memorial) Jasenovac”, tha Vuçiq, duke iu referuar kampit më të madh të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, të cilin Zagrebi e ndaloi presidentin serb për ta vizituar në muajin korrik, gjë që shkaktoi një zënkë diplomatike.
Të mërkurën, vendet anëtare të BE-së votuan për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila po ashtu kishte për qëllim kufizimin e çmimit të naftës që Rusia eksporton në vendet e treta jashtë bllokut evropian.
Dje, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, presidenti Vuçiq zhvilloi takime të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.