Tuba Onğun
07 Tetor 2022•Përditësim: 08 Tetor 2022
Turkish Airlines transportoi 7.3 milionë pasagjerë në shtator, që është një rritje prej 8 për qind nga periudha para pandemisë, njoftoi sot transportuesi ajror kombëtar turk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i pasagjerëve u rrit nga 6.7 milionë në shtator 2019, periudha para pandemisë, sipas një deklarate dërguar Platformës së Informimit Publik të Türkiye-s.
Faktori i mbushjes me pasagjerë, ose zënia e vendeve, u rrit në 85.4 për qind - 86.1 për qind në fluturimet e brendshme dhe 82.5 për qind në fluturimet ndërkombëtare. Ky numër në shtator të vitit 2019 ishte 82.9 për qind.
Vëllimi i ngarkesave dhe postës që u transportuan shënoi rritje me 7.6 për qind në 144,983 tonë në të njëjtën periudhë.
Deri në fund të këtij shtatori, flota përbëhej nga 390 avionë, thuhet në deklaratë.
- Shifra nëntëmujore
Në periudhën janar-shtator, kompania ajrore transportoi 53.9 milionë pasagjerë, nga 56.4 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Faktori i mbushjes me pasagjerë arriti në 79.7 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti, thuhet në deklaratë.
Ngarkesat dhe posta e transportuar në qershor u rritën me 12.7 për qind në afro 1.3 milion ton gjatë së njëjtës periudhë.