Abidin Mutlu Bozdağ
30 Nëntor 2021•Përditësim: 01 Dhjetor 2021
Turkish Airlines (THY) është zgjedhur kompania e dytë ajrore me më shumë fluturime në Evropë, me 1.019 fluturime ditore nga data 22-28 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të trafikut ajror të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL), në periudhën 22-28 nëntor janë kryer 140.372 fluturime në javë dhe 20.053 fluturime në ditë.
Me heqjen në masë të madhe të kufizimeve brenda fushës së masave të koronavirusit të ri (COVID-19), grupi irlandez Ryanair u regjistrua si linja ajrore me më shumë fluturime në Evropë me 2.103 fluturime ditore.
Turkish Airlines renditet e dyta me 1.019 fluturime ditore, ndërsa Lufthansa Airlines renditet e treta me 934 fluturime.
Pegasus Airlines renditet gjithashtu në vendin e 10-të në listë me 401 fluturime.
Në raport thuhet se shërbimet e fluturimit i janë afruar 76,3 për qind të nivelit para pandemisë të vitit 2019 dhe për shkak të rënies së fluturimeve për pushime në javën e fundit, fluturimet janë ulur me 2,8 për qind krahasuar me javën e kaluar.