Turgut Alp Boyraz
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor ka arrestuar 15 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se ushtria dhe policia izraelite ka kryer bastisje të shtëpive në disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Gjatë aksioneve të kryera në Cenin, Silwad, Bejt Sera dhe Dura janë arrestuar 15 palestinezë në mesin e të cilëve gjenden edhe tre persona për të cilët pohohet se janë pjesëtarë të Hamas-it. Në njoftim nuk theksohen shkaqet e arrestimit.
Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje të shtëpive në territorin e Bregut Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor që janë nën kontroll të tyre dhe nën arsyetime të ndryshme arrestojnë palestinezët.