Mustafa Keleş
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
OKB- (AA) - Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka dënuar në "mënyrën më të ashpër" sulmin terrorist të ndodhur në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp të pranuar me miratimin e 15 anëtarëve të KS-OKB-së theksohet se në "sulmin terrorist të kryer me poshtërsi dhe frikë" në Stamboll kanë humbur jetën të paktën 39 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur.
Në deklaratën ku sulmi dënohet në "mënyrën më të ashpër" shprehen ngushëllimet për qeverinë dhe popullin turk si dhe për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre.
Në tekst vihet në dukje se terrorizmi është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Gjithashtu iu bëhet thirrje të gjitha vendeve që të bëjnë bashkëpunim aktiv me Turqinë për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve, organizatorëve dhe nxitësve të sulmit terrorist.
Në deklaratë thuhet ndër të tjera se të gjitha vendet anëtare duhet të luftojnë kundër terrorizmit në përputhje me detyrimet dhe në kuadër të ligjit ndërkombëtar.