Ekip
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) – Zyrtarët kinezë kanë shprehur shqetësime serioze për shkak të deklaratës së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se do të marrë në konsideratë marrëdhëniet e SHBA-së me Tajvanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang, tha të hënën se komentet e Trumpit në një intervistë televizive gjatë fundjavës kanë rritur mundësinë që raportet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cenohen seriozisht.
Geng tha se politika e "një Kinë" ishte baza politike e marrëdhënieve SHBA-Kinë. Kina e konsideron Tajvanin pjesë përbërëse të territorit të saj dhe çfarëdo raporti ndaj qeverisë së Tajvanit e konsideron ofendim të rëndë.
Trump të dielën në stacionin televizi Fox tha se nuk është i lidhur për politikën “një Kinë” përveç nëse me Kinën nuk bën marrëveshje e cila do të ndërlidhet edhe në gjërat tjera si tregtia.