Selçuk Acar
10 dhjetor 2015•Përditësim: 10 dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u mbajt një protestë e përbashkët kundër thirrjes që bëri biznesmeni dhe kandidati për president nga Partia Republikane Donald Trump i cili kërkoi t'u ndalohet muslimanëve hyrja në vend. Në këtë protestë u dënua ashpër kjo thirrje e Trump dhe u kërkua dorëheqja e tij nga gara presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 200 politikanë, përfaqësues të komuniteteve dhe liderë fetarë u mblodhën para ndërtesës së kryesisë së Bashkisë në New York për të dënuar propozimin e Trump i cili përfshin mbylljen e dyerve të SHBA-ve për refugjatët.
Anëtarët e Këshillit të qytetit nën udhëheqjen e kryetarjes së këshillit të New Yorkut Melissa Mark-Viverito dhe një numër i madh i liderëve të religjioneve të ndryshme si dhe aktivistë të shoqërisë civile dënuan ashpër thirrjet raciste të Trump.
"Sot ndodhemi këtu për ti thënë njëzëri dhe qartë 'mjaft tashmë' Donald Trump-it dhe atyre që shprehin thirrje të tilla të urrejtjes dhe përçarjes", tha Mark-Viverito.
Ajo e cilësoi Turmp-in si një demogog racist që nuk ka asnjë lidhje me presidencën.
Më pas foli imami i Qendrës Islame të Universitetit New York i cili përfaqëson edhe komunitetin musliman Halife Latif. Ai tha se duhet të shtypen zërat ekstremiste që vijnë së bashku dhe se injoranca e DAESH-it dhe Republikanëve nuk do të përbëjnë themel në një shoqëri ku ndryshimet janë së bashku.