Hamza Tekin,Zeynep Hilal Karyağdı
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
BEJRUT (AA) - Ushtria libaneze në një operacion ndaj refugjatëve sirianë në qytetin Baalbek ka njoftuar se ka ndaluar 170 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ushtria theksohet se në orët e para të mëngjesit janë kryer kontrolle në kampet ku qëndrojnë refugjatët sirianë në qytetin Baalbek ku dhe u ndaluan 170 persona të cilët kishin hyrë fshehurazi në territorin e Libanit dhe të cilët nuk posedonin dokumente ligjore.
Gjithashtu thuhet se personat në fjalë iu janë dorëzuar institucioneve përkatëse për procedurat e nevojshme.
Në kampet e ngritura në rajonet të ndryshme të Libanit ndodhen më shumë se 1.2 milionë refugjatë të cilët janë larguar prej luftës së brendshme në Siri.