Diyar Güldoğan
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
KIEV (AA) - Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në sulmin e radhës të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e medias në Divizionin ukrainas të Anti-terrorizmit njoftoi se sulmi ndodhi sot në Svitlodarsk, në Donetsk, ku separatistët pro-rusë sulmuan me obusë dhe armatime të rënda.
Në deklaratë thuhet se gjithashtu janë vrarë dhe 20 separatistë pro-rusë dhe se 30 janë plagosur.