Nazlı Yüzbaşıoğlu
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Një sulm terrorist ka ndodhur në qytetin jugor të Jordanisë, Kerak, ku si pasojë të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve paraprake në këtë sulm terrorist të organizuar nga një grup i armatosur humbën jetën 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë, 2 civilë dhe një turist kanadez, si dhe 27 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë autoritetet zyrtare të Turqisë kanë reaguar duke dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Kerak të Jordanisë.