Gülbahar Sayım
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
BAMAKO (AA) – Katër persona kanë humbur jetën nga sulmi i ndërmarra ndaj Misionit të OKB-së për Stabilitet (MINUSMA) në Mali, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të misionit thuhet se nga sulmi me bomba ndaj kampit të MINUSMA-s në qytetin Gao në veri të vendit, janë plagosur shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të OKB-së.
Në deklaratë njoftohet se sulm gjithashtu është ndërmarrë edhe në ndërtesën e Shërbimit Operativ të OKB-së për Mina (UNMAS), ku kanë humbur jetën 3 persona, në mesin e të cilëve 2 ishin pjesëtarë të sigurisë.