Ekip
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
LAGOS (AA) - Qindra nigerianëve të varfër të dielën u janë dhuruar makina të ndryshme, mjete dhe para që arrijnë vlerën prej 335.000 dollarë, të cilat janë grumbulluar nga koleksioni modest i Zekatit, shtyllës së tretë të Islamit, në përpjekje për të luftuar varfërinë masive, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra të tjerëve gjithashtu u janë paguar faturat mjekësore nga fondi modest, ndërsa studentëve të varfër u janë dhënë para për të ndjekur shkollimin, sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Zeqatit dhe Sadakasë (Z&S) Sulejman Olagunju.
Olagunju tha se zekati mbetet mjeti më efektiv për luftimin e varfërisë në Nigeri, ku niveli i varfërisë është rreth 61 përqind të rreth 180 milionë banorëve sa ka vendi, duke i bërë thirrje muslimanëve të klasës së pasur dhe të mesme që të kultivojnë zakonin e dhënies së zekatit.